Ndërlidhjet

Publikohet edhe një foto e princit George


Princi George gjatë pagëzimit. Tetor, 2013.
Princi George gjatë pagëzimit. Tetor, 2013.
Të dielën është bërë publike një fotografi e re zyrtare e princit George të Britanisë, së bashku me Dukën dhe Dukeshën.

Princi 8-muajsh është fotografuar në duart e nënës së tij, Kate, ndërsa princi William mban qenin e tyre, Lupo.

Në fotografinë e bërë nga fotografi i familjes mbretërore, Jason Bell, familja shikon nëpërmjet një dritareje të hapur në shtëpinë e tyre në Pallatin Kensington.

Kjo është fotografia e parë zyrtare e princit George, që nga pagëzimi i tij tetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG