Ndërlidhjet

Kiska, zyrtarisht fitues i presidencialeve në Sllovaki


Andrej Kiska

Andrej Kiska

Andrej Kiska, një kandidat pa përkatësi partiake, ka fituar balotazhin presidencial në Sllovaki.

Sipas rezultateve zyrtare, të publikuara sot, Kiska ka fituar 59.4 për qind të votave, duke mposhtur kryeministrin aktual, Robert Fico, i cili ka marrë 40.6 për qind të votave.

Sllovakia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kiska ka thënë se vendi i tij duhet ta njohë atë.
XS
SM
MD
LG