Ndërlidhjet

Kosova s’u pranua në Federatën e Tenisit Evropian


Ilustrim
Ilustrim
Në kuvendin vjetor të Asociacionit Evropian të Tenisit në Sofje, Federata e Tenisit të Kosovës nuk është pranuar si anëtare e tij as kësaj radhe.

Sipas gazetës beogradase Politika, meritën për këtë e ka Federata e Tenisit të Serbisë.

Edhe pse Federata e Tenisit të Kosovës nuk është anëtare e Asocacionit Evropian të Tenisit, Federata Botërore e Tenisit (ITF) më herët u ka lejuar përfaqësuesve të Kosovës që të luajnë në disa turne, por me flamur të ITF-së.
XS
SM
MD
LG