Ndërlidhjet

Dhunë në Turqi, së paku 6 të vrarë


Nga një vendvotim në Turqi...

Nga një vendvotim në Turqi...

Përleshjet midis anëtarëve të partive rivale kanë lënë së paku gjashtë persona të vdekur në Turqi.

Vdekjet janë raportuar në provincën Sanliurfa, të banuar me shumicë kurde, dhe në provincën Hataj, në kufi me Sirinë.

Dhunë ndodh në ditën kur në Turqi po zhvillohen zgjedhjet lokale, të cilat shihen si test për popullaritetin e partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Rreth 52 milionë votues të regjistruar zgjedhin kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e tjerë të qyteteve.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Erdogan përballet me skandale të korrupsionit.

Rrjedhja e disa audio-materialeve ka portretizuar korrupsionin në nivele të larta dhe autoritarizmin brenda qeverisë.

Qeveria ka bllokuar YouTube-in dhe Twitter-in një javë para zgjedhjeve, duke shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG