Ndërlidhjet

Sulme në Irak, 12 të vrarë


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Së paku 12 persona kanë humbur jetën nga dy sulme të ndara në Irak.

Burimet zyrtare thonë se shtatë ushtarë janë vrarë nga shpërthimi në një postbllok të sigurisë pranë qytetit Mosul.

Në qytetin Ramadi, nga shpërthimi i një makine bombë janë vrarë pesë persona dhe plagosur shtatë të tjerë.

Forcat e sigurisë luftojnë ende për të marrë kontrollin e plotë të Ramadit, pasi militantët kanë pushtuar disa lagje të tij, dy muaj më parë.
XS
SM
MD
LG