Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti kinez arrin në Belgjikë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur vizitën treditore në Belgjikë.

Kjo është ndalesa e fundit e tij në turneun evropian.

Ai ka arritur në Belgjikë me ftesë të kryeministrit belg, Elio Di Rupo, dhe ka takuar mbretin belg, Philippe, dhe mbretëreshën Mathilde.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të vizitojë edhe selinë e Bashkimit Evropian.

Kjo do të jetë vizita e parë e një kreu kinez në ndërtesën e bllokut 28-anëtarësh.

Ai do të takojë të hënën presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Në kuadër të turneut evropian, Xi ka qëndruar edhe në Holandë, Francë dhe Gjermani.
XS
SM
MD
LG