Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ndihmon Moldavinë në sigurimin e kufijve


Nuland dhe Gherman

Nuland dhe Gherman

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ka thënë se Uashingtoni do të japë 10 milionë dollarë për Kishinaun, për të mbështetur përpjekjet e tij për sigurinë kufitare.

Nuland i ka bërë këto komente pas takimit me ministren e Jashtme moldave, Natalia Gherman, në Kishinau.

Ajo ka takuar po ashtu kryeministrin dhe presidentin moldav.

Vizita e saj në Moldavi vjen pasi një komandant i lartë i NATO-s ka paralajmëruar se vendi i vogël i Evropës Lindore mund të jetë shënjestër e radhës e Rusisë, pas aneksimit të Krimesë.

Javën e kaluar, Philip Breedlove ka paralajmëruar për ndërhyrje të mundshme të Rusisë, përmes Ukrainës, për të pushtuar Transdniesterin.

Transdniesteri, me shumicë rusishtfolëse, ka shpallur pavarësinë nga Kishinau më 1990, nga frika se Moldavia mund të kërkojë ribashkim me Rumaninë fqinje.

Dy palët kanë zhvilluar një luftë të shkurtër më 1992, e cila ka përfunduar kur ushtria ruse ka ndërhyrë në anën e Transdniesterit.

Rusia vazhdon të ketë rreth 1,400 trupa në Transdniester.
XS
SM
MD
LG