Ndërlidhjet

Presidencialet në Egjipt më 26-27 maj


Shefi i ushtrisë së Egjiptit, gjenerali Abdul Fattah al-Sisi, ka dhënë dorëheqje dhe ka bërë publike kandidaturën e tij për president.

Shefi i ushtrisë së Egjiptit, gjenerali Abdul Fattah al-Sisi, ka dhënë dorëheqje dhe ka bërë publike kandidaturën e tij për president.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është caktuar për 26 dhe 27 maj, bëjnë të ditur autoritetet zgjedhore.

Njoftimi vjen pak ditë pasi shefi i ushtrisë, gjenerali Abdul Fattah al-Sisi, ka dhënë dorëheqje dhe ka bërë publike kandidaturën e tij.

Sisi ka udhëhequr përmbysjen e presidentit islamik të Egjiptit, Mohammed Morsi, në muajin korrik, pas protestave masive të opozitës.

Korrespondentët thonë se ai ka gjasa të fitojë presidencën, marrë parasysh popullaritetin e tij dhe mungesën e kandidatëve seriozë.

Nëse është e nevojshme, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 16 dhe 17 qershor.
XS
SM
MD
LG