Ndërlidhjet

Zvicra i jep Khodorkovskyt lejen e qëndrimit


Mikhail Khodorkovsky

Mikhail Khodorkovsky

Zvicra i ka dhënë ish-manjatit rus të naftës, Mikhail Khodorkovsky, lejen e qëndrimit për një vjet.

Zëdhënësi i Zyrës për Migracion, Martin Reichlin, ka thënë të dielën se leja është dhënë të enjten dhe se mund të rinovohet.

Khodorkovsky, kritik i ashpër i Kremlinit, ka jetuar në Zvicër prejse është falur nga presidenti rus, Vladimir Putiun, dhe më pas liruar nga burgu më 20 dhjetor.

Ai ka kaluar më shumë se një dekadë në burg, nën akuzat për mashtrim dhe shpëlarje parash.

Javën e kaluar, Zvicra ka vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve rusë dhe ukrainas, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska.
XS
SM
MD
LG