Ndërlidhjet

Thaçi e Daçiq sot takohen në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim
Me qëllim të diskutimit për implementimin e marrëveshjes së 19 Prillit, dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Serbisë, do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Catherine Ashton.

Takimi i sotëm në Bruksel që do të ketë për temë gjyqësorin dhe krijimin e Bashkësisë së komunave serbe, është takimi i 23-të, që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mbahet me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ndërsa në dialog do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në largim i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe kryeministri i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG