Ndërlidhjet

Kerry e Lavdrov diskutojnë katër orë për Ukrainën


Sekretari amerikan John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Sekretari amerikan John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Takimi në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrit të Jashëtm rus, Sergei Lavrov, i mbajtur të dielën në mbrëmje në Paris, ka zgjatur për katër orë.

Sekretari Kerry me të dalë nga takimi, bisedimet me Lavrov ku është diskutuar për krizën në Ukrainë, i ka quajtur të sinqerta.

Kerry tha se kanë diskutuar por sipas tij, nuk do të ketë vendim për Ukrainën pa ukrainasit.

Kerry ka thënë se ia ka bërë me dije ministrit rus, që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të paligjshme veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Sekretari amerikan njashtu e ka shfaqur shqetësimin tek ministri rus, në lidhje me praninë e ushtarëve rusë në kufi me Ukrainën, prania e të cilëve, sipas Kerry, shkakton klimë të frikës dhe kercenimit.

Sergei Lavrov tha në anën tjetër, se Ukraina duhet të unifikohet në një federatë, duke lejuar autonomi të gjerë në rajone të ndryshme të saj.

Lavrov ka mohuar se me praninë ushtarake në kufi, Rusia po planifikon ta pushtoj Ukrainën.
XS
SM
MD
LG