Ndërlidhjet

Turqi: Erdogan shpallë fitoren e partisë së tij


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdoan, e ka shpallur fitorene partisë së tij, në zgjedhjet lokale që janë zhvilluar të dielen në Turqi.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim që udhëhiqet nga Erdogan, sipas rezultateve të para të publikuara pas votimit, ka fituar 44 deri në 46 për qind të votave krahas partisë më të madhe opozitare që ka mërrë 23-28 për qind të tjera.

Teksa ka folur nga ballkoni i partisë së tij në Ankara, para mijëra përkrahësve të tij, armiqtë që e kanë akuzuar atë për korrupsion, sipas tij, do të paguajnë për këtë gjë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Erdogan është përballur me skandale të korrupsionit dhe kjo është arsyeja pse zgjedhjet e së dielës, konsideroheshin si një test për kryeministrin aktual.

Rrjedhja e disa audio-materialeve ka portretizuar korrupsionin në nivele të larta dhe autoritarizmin brenda qeverisë.

Qeveria ka bllokuar YouTube-in dhe Twitter-in një javë para zgjedhjeve, duke shkaktuar kritika të ashpra ndërkombëtare.

Për këto publikime, Erdoan e akuzon një klerik islamik me bazë në SHBA, e që dikur ishte aleat i tij.
XS
SM
MD
LG