Ndërlidhjet

Afganistan: Presidenti i akuzon shërbimet e huaja për sulmet në Kabul


Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan, Hamid Karzai

Presidenti afgan, Hamid Karzai i ka zkuaur “agjencitë e huaja” se qëndrojnë prapa sulmeve të fundit që kanë ngjarë në Kabul, sulme këto që sipas tij, po e pengojnë qeverinë për arritjen e një marrveshjeje të paqes me talibanët.

Zyra e tij, ka bërë me dije se Karzai të shtunën e ka realizuar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Karzai sipas njoftimit të zyrës së tij, ia ka bërë me dije sekretarit amerikan se sulmet janë udhëheqequr nga “agjencitë e huaja të zbulimit”, shprehje që Karzai e përdor për ta akuzuar shërbimin sekret të Pakistanit.

Reagimi i presidentit afgan vjen pas tri sulmeve që kanë ngjarë brenda pesë ditëve në Kabul.

Talibanët janë zotuar se do të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale që janë caktuar për datën 5 prill.
XS
SM
MD
LG