Ndërlidhjet

Gjeorgji: Bandat tentojnë ta kidnapojnë një ligjvënës


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësi opozitar i Gjeorgjisë, Nuhzar Tsiklauri, thotë se është rrahur nga një bandë e personave të panjohur teksa kanë tentuar që ta kidnapojnë atë.

Tsiklauri është shtrirë në spital të dielën në mbrëmje, si rezultat i sulmit që e ka pasur.

Ai u tha sot gazetarëve, se ishte duke ecur në drejtim të shtëpisë së tij, kur të pakten shtatë sulmues i janë afruar atij me tri makina.

Ata e kanë rrahur dhe janë përpjekur që me dhunë ta detyrojnë atë të futet në njërën nga makinat.

Tsiklauri tha se sulmuesit kanë përdorë edhe mjet elektroshoku kundër tijm para se të largoheshin.

Sulmi, sipas tij, mund të jetë i motivuar politikisht.

Tsiklauri është anëtar i partisë Lëvizja Kombëtare, parti nga e cila vjen edhe ish-presidenti, Mikheil Saakashvili.
XS
SM
MD
LG