Ndërlidhjet

Hetohen bankat kryesore të Zvicrës


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet zviceriane kanë bërë me dije se janë duke hetuar disa banka, duke përfshirë edhe bankat kryesorë të Zvicrës USB dhe Credit Sëisse, nën dyshimin se kanë manipuluar me tregun e këmbimeve valutore.

Hetimi përfshinë JPMorgan Chase, Citigroup, Barclays dhe Royal Bank of Scotland, e po ashtu edhe bankën kantonale të Cyrihut, ZKB por edhe grupin privat bankar Julius Baer, ka bërë me dije Komisioni i Konkurrencës (COMCO).

"Ka indikacione se bankat kanë arritur marrëveshje për normat e monedhës" tha COMCO, duke shtuar se ka dyshime që manipulimet kanë prekur normat e monedhave më të rëndësishme.
Bankat dyshohen për shkëmbim të informacioneve të ndjeshme me njëra tjetrën dhe koordinimin e tyre në blerjen dhe shitjen e monedhave, si një përpjekje e përbashkët për të ndikuar në kursin e këmbimit.

Autoriteti i Konkurrencës i cili një hetim paraprak për këtë qështje e ka nisur në shtator të vitit të kaluar, nuk ka përjashtuar mundësinë, që pjesë e hetimit të jenë edhe bankat e tjera.
XS
SM
MD
LG