Ndërlidhjet

Kirgizi: Gjykata vendos që tubimet të mos mbahen në shesh


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Bishkek, ka marrë vendim që deri më datën 1 maj, të ndaloj të gjitha tubimet në sheshin qendror të kryeqytetit të Kirgizisë.

Në këtë shesh, janë të vendosura parlamenti dhe ndërtesat qeveritarë të Kirgizisë.

Gjykata e Bishkekut e ka caktuar një lokacion tjetër se ku mund të mbahen mitingjet e qytetarëve.

Gjykata e ka marrë këtë vendim në prag të shënimit të katër vjetorit të protestave që çuan në rrëzimin e presidentit Kurmanbek Bakiev.

Disa grupe opozitare kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të protestojnë në sheshin tashmë “të ndaluar”.
XS
SM
MD
LG