Ndërlidhjet

Presidenti i Kinës e viziton Brukselin


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti kinez Xi Jinping është presidenti i parë i Kinës që po e viziton selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në ditën e fundit të turneut të tij katër ditorë, ai sot në Bruksel është takuar me presidentin e BE-së Herman Van Rompuy.

Ai gjatë ditës është planifikuar që të takohet edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Kriza në Ukrainë, të drejtat e njeriut dhe çështjet e tregtisë, ishin temë e diskutimit.

Presidenti kinez ka shfaqur shpresën se vizita e tij në Bruksel, do të rezultoj me marrdhënie edhe më të mira mes Kinës dhe BE-së.

Presidenti kinez gjatë turneut të tij nëpër Evropë, e ka vizituar Francën, Gjermaninë dhe Holandën.

BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës, me tregëtinë dypalëshe në vlerë prej 1 miliardë dollarë çdo ditë.
XS
SM
MD
LG