Ndërlidhjet

Përmbysje në Kinë, 16 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Të pakten 16 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjeve që janë shkaktuar nga shiu dhe breshëri i madh, e që ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në Kinën jugore.

Moti i keq i cili ka nisur të premten, sipas Ministrisë së Kinës për çështje civile, ka prekur shtatë provica dhe kësisoji ka lënë të vdekur 16 persona e dy të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Në provincën Guangdong, e cila është njëra nga zonat më të goditura, janë ndërprerë fluturimet nga aeroporti.

Përmbytjet ishin të mëdha edhe në qytetin Hong Kong, duke bërë që dritaret e një qendre tregëtare, të thehen tërësisht.
XS
SM
MD
LG