Ndërlidhjet

GJND: Në Japoni të ndalet gjuetia e balenave


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë e ka urdhëruar Japoninë që ta ndalë gjuetinë vjetore të balenave në Antarktik, pasi ka konkluduar se programi është aktivitet komeracial i maskuar si shkencor.

Gjyqtari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Peter Tomka, tha se Japonia duhet t’i tërheq të gjitha lejet dhe liçencat e dhëna për gjetinë e balenave për “kërkime shkencore” dhe të mos japë leje të reja.

Ndalesa globale për gjuetinë e balenave për arsye komerciale është në fuqi prej vitit 1986, por Japonia dhe vendet e tjera e kanë vazhduar praktikën e gjuetisë së balenave, duke i shfrytëzuar nenet për kërkime shkencore të marrëveshjes ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG