Ndërlidhjet

Çeki: Palestinezi nuk është vrarë nga eksplodimi në kasafortë


Policia dhe zjarrfikësit duke zhvilluar hetime pas eksplodimit nga i cili u vra i dërguari palestinez al-Jamal më 1 janar 2014
Policia dhe zjarrfikësit duke zhvilluar hetime pas eksplodimit nga i cili u vra i dërguari palestinez al-Jamal më 1 janar 2014
Hetuesit e policisë së Çekisë thonë se i dërguari palestinez në Pragë, Jamal al-Jamal, i cili e humbi jetën nga një shpërthim në rezidencën e tij më 1 janar 2014, nuk ishte vrarë nga eksplodimi në kasafortën e tij, siç pretendohej më herët nga zyrtarët palestineezë.

Hetuesit kanë thënë sot se al-Jamal e kishte mbajtur në dorë një pajisje eksploduese, kur ajo shpërtheu jashtë kasafortës.

Sipas hetuesve, pajsisja shpërthyese nuk ishte e lidhur me kasafortën.

Megjithatë, hetuesit thanë se u duhet më tepër kohë për ta përcaktuar shkakun e vërtetë të eksplodimit.

Policia e Çekisë, poashtu, tha se i kanë gjetur 12 armë ilegale dhe materje shpërthyese në ndërtesën e Ambasadës palestineze, nga periudha e viteve të 70-ta dhe 80-ta.

Zyrtarët palestinezë thonë se armët ishin dhuratë e zyrtarëve të periudhës së Çekosllovakisë komuniste, që u ishin dhënë anëtarëve të Organizatës Çlirmtare Palestineze, gjatë Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG