Ndërlidhjet

Kinë: Kërkohet përmbajtje nga të dy Koretë


Pamje nga lansimi i mëparshëm i një rakete të Koresë Veriore
Pamje nga lansimi i mëparshëm i një rakete të Koresë Veriore
Kina ka kërkuar qetësi dhe përmbajtje në gadishullin korean, pasi Koreja Veriore ka hedhur predha artilerike gjatë një ushtrimi ushtarak afër një kufiri detar të kontestuar me Korenë Jugore. Predhat kanë rënë në ujërat e Koresë Jugore.

Ushtria e Koresë Jugore është përgjigjur me të shtëna në pjesën detare të kufirit të Koresë Veriore.

Banorët e një ishulli të afërt të Koresë Jugore thanë se janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë shkëmbimit të zjarrit ndërmjet dy ushtrive.

Koreja Veriore e ka paraqitur ushtrimin e saj ushtarak, pasi Kombet e Bashkuara e kanë dënuar Phenianin për testin e një lloji të ri të raketave javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG