Ndërlidhjet

Medvedev: Krimeja – zonë speciale ekonomike


Dmitry Medvedev

Dmitry Medvedev

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot në Krime se Moska do ta shndërroj këtë rajon në zonë speciale ekonomike për t’i tërhequr investitorët.

Gjatë vizitës së tij në qytetin Simferopol, në krye të një delegacioni të zyrtarëve më të lartë qeveritarë rusë, Medvedev tha se qëllim i Rusisë është që Krimesë “t’i mundësohet krijimi i të ardhurave të mjaftueshme për zhvillimin e vet”.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të nivelit më të lartë të Rusisë në Krime, prej se Moska e okupoi këtë territor nga Ukraina.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe konsiderohet ilegal dhe i paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
XS
SM
MD
LG