Ndërlidhjet

logo-print

Elton John martohet me partnerin e tij David Furnish


Elton John (në mes me syze) dhe partneri i tij David Furnish (majtas)

Elton John (në mes me syze) dhe partneri i tij David Furnish (majtas)

Këngëtari britanik, Elton John, thotë se do të martohet me partnerin e tij, David Furnish, tash kur martesa e personave të gjinisë së njejtë është bërë ligjore në Angli dhe Uells.

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan NBC se ceremonia e martesës do të jetë e qetë dhe private por “rast për gëzim”.

Ai nuk e ka shpallur datën e martesës.

Martesa e njerëzve me gjini të njejtë është legalizuar në Angli dhe Uells më 29 mars.

Ylli muzikor, Elton John, që prej vitit 2005 ishte në partneritet me David Furnishin, ka zhvilluar fushatë për martesat e personave me gjini të njejtë në Britani prej vitit 2012.

Në vitin 2013 ai nuk e respektoi thirrjen për bojkot të Rusisë në shenjë të protestës ndaj legjislacionit rus kundër homoseksualëve.

Por, në koncertin e mbajtur në Moskë ai u tha dashamirëve të tij se legjislacionet e këtij vendi ishin “johumane dhe izoluese”, duke theksuar se kjo e kishte “pikëlluar dhe shokuar thellë”.
XS
SM
MD
LG