Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Presim zyrtarizimin e marrëveshjes për drejtësi


Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq në takimin në Bruksel më 27 janar të këtij viti

Hashim Thaçi (djathtas) dhe Ivica Daçiq në takimin në Bruksel më 27 janar të këtij viti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot në Bruksel se në takimin me delegacionin e Serbisë të nivelit të lartë, të kryesuar nga kryeministri aktual, Ivica Daçiq, do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.

Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, është i pari prej se në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG