Ndërlidhjet

Bruksel: BE dhe Kina i forcojnë lidhjet


Xi Jinping
Xi Jinping
Kina dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për t’i forcuar përsëri lidhjet ndërmjet tyre në një varg të fushave, kanë thënë të dy palët pas vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, në Bruksel.

Në deklaratën e përbashkët pas vizitës thuhet se duhet të bëhet progres në bashkëpunimin prej politikës së jashtme e deri te të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike.

“Të dy palët i kanë ripërtrië përkushtimet e tyre për të punuar për progres të mëtejshëm në marrëdhëniet BE-Kina, gjatë dekadës së ardhshme, për të mirën e popullit të BE-së dhe Kinës dhe në interes të paqes botërore dhe të prosperitetit”, theksohet në deklaratën e përbashkët, me ç’rast vizita e presidentit Xi Jinping vlerësohet si “historike”.
XS
SM
MD
LG