Ndërlidhjet

John Kerry kthehet në Lindjen e Mesme


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ëhtë kthyer në Lindjen e Mesme, në kudër të përpjekjeve për vazhdimin e bisedimeve për arritjen e paqes ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se pritet që Kerry sot dhe nesër, do të takohet ndaras me zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.

Ndërmjetësuesit amerikanë ishin në bisedime urgjente me të dy palët, në përpjekje për zgjerimin e negociatave edhe pas 29 prillit.

Zoti Kerry e ka ndërprerë vizitën në Romë, javën e kaluar, për të udhëtuar në Aman, me ç’rast është takuar me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Bisedimet direkte izraelito-palestineze vazhduan në muajin korrik të vitit të kaluar, pas ndërprerjes trivjeçare, por ende nuk është shënuar ndonjë kthesë.
XS
SM
MD
LG