Ndërlidhjet

Iran: Ajatollahu Khamenei i amnistoi 920 të burgosur


Aatollah Ali Khamenei
Aatollah Ali Khamenei
Në Iran është shpallur se lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, është pajtuar t’i amnistoj ose t’i reduktoj dënimet për 920 të burgosur.

Ky veprim u bë para shënimit të 35 vjetorit të themelimit të Republikës Islamike të Iranit. Ky përvjetor festohet nesër.

Nuk është e qartë nëse në mesin e këtyre personave gjendet edhe ndonjëri prej 900 njerëzve për të cilët Kombet e Bashkuara thonë se aktualisht gjenden në burg në Iran për shkak të aktivitetit politik.

Në muajin janar, Ajatollah Khamenei i amnistoi 878 vetë, për nder të ditëlindjes së Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG