Ndërlidhjet

Rusi: Batalioni i këmbësorisë po tërhiqet nga kufiri me Ukrainën


Marinarët rusë në portin Sebastopol në Krime
Marinarët rusë në portin Sebastopol në Krime
Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se po e tërheq batalionin e motorizuar të këmbësorisë nga një rajon afër kufirit të vet perëndimor me Ukrainën.

Sipas ministrisë, batalioni i ka përfunduar manovrat në rajonin jugor Rostov dhe ishte nisur prapa në bazën e vet në rajonin Samarra përgjatë lumit Vollga.

Nuk ka informacione se sa trupa janë të përfshira në këtë lëvizje.

Gjatë muaji të kaluar, Rusia i ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin e saj me Ukrainën, duke i shtuar shqetësimet se pas aneksimit të Krimesë mund t’i invadoj edhe rajonet e tjera në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG