Ndërlidhjet

Finlandë: Prioritet i jashtëm - agjenda evropiane e Kosovës


Erkki Tuomioja (majtas) gjatë një takimi me Hashim Thaçin në vitin 2012 në Prishtinë
Erkki Tuomioja (majtas) gjatë një takimi me Hashim Thaçin në vitin 2012 në Prishtinë
Ministri i jashtëm i Finlandës, Erkki Tuomioja, ka thënë se agjenda evropiane e Kosovës është prioritet i politikës së jashtme të vendit të tij.

Këto komente ai i ka bërë sot në Helsinki, gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Finlandë, e ka njoftuar zotin Tuomioja edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe rezultatet që janë shënuar në këtë proces, duke theksuar qëndrimin se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve do të ndodhë në momentin kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Zoti Hoxhaj e ka theksuar edhe rëndësinë e rritjes së investimeve të Finlandës në Kosovë.

Në këtë kuadër është theksuar se gjatë katër viteve të fundit, Finlanda i ka dhënë 38 milionë euro për bashkëpunimin zhvillimor në Kosovë dhe Helsinki mbetet i përkushtuar për ta vazhduar mbështetjen në projektet zhvillimore në Kosovë.
XS
SM
MD
LG