Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Në Ukrainë kërkohen reforma kushtetuese


Pamje e një takimi të mëparshëm ndërmjet kancelares Angela Merkel dhe presidentit Vladimir Putin

Pamje e një takimi të mëparshëm ndërmjet kancelares Angela Merkel dhe presidentit Vladimir Putin

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kancelares gjermane, Angela Merkel, se Ukrainës i duhen reforma kushtetuese për mbrojtjen e interesave të banorëve të rajoneve të ndryshme të këtij vendi.

Në njoftimin e sotëm të presidencës së Rusisë theksohet se Putin dhe Merkel biseduan me telefon për “aspekte të ndryshme të situatës në Ukrainë, përfshirë mundësitë e ndihmës ndërkombëtare për ripërtritjen e stabilitetit”.

Një zëdhënës i zonjës Merkel tha se Putini e ka njoftuar kancelaren për tërheqje të pjesërishme të trupave ruse, të cilët ishin vendosur në pjesën ruse të kufirit me Ukrainën.

Poashtu, është disktuar për hapat e mëtejshëm për “stabilizimin” e situatës në Ukrainë dhe në rajonin separatist rusishtfolës Transdniestër të Moldavisë.
XS
SM
MD
LG