Ndërlidhjet

Indi: Ambasadorja amerikane paraqiti dorëheqje


Pamje nga Nju Delhi në Indi
Pamje nga Nju Delhi në Indi
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Indi, Nancy Powell, ka paraqitur dorëheqje.

Në një deklaratë të publikuar sot nga Ambasada amerikane në Nju Delhi, thuhet, pos tjerash, se ajo tërhiqet pasi kishte shërbyer për 37 vjet. Në këtë deklaratë nuk jepen shkaqet e dorëheqjes.

Gjatë karrierës së saj ajo ishte ambasadore në Pakistan, Nepal, Ugandë dhe Ganë.

Vendimi i saj për dorëheqje u bë në periudhën e mospajtimeve diplomatike ndërmjet dy vendeve, lidhur me arrestimin dhe kontrollin e një diplomateje të Indisë në Nju Jork, në dhjetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG