Ndërlidhjet

Ashton: Paketa për drejtësi do të finalizohet në takimin e ardhshëm


Pamje nga një takim i mëparshëm i Hashim Thaçit (djathtas) dhe Ivica Daçiqit, ndërsa në mes është Catherine Ashton

Pamje nga një takim i mëparshëm i Hashim Thaçit (djathtas) dhe Ivica Daçiqit, ndërsa në mes është Catherine Ashton

Në rundin e sotëm të takimit ndërmjet delegacioneve të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është diskutuar për sistemin e drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne e vazhduam punën në çështjet e ndërlidhura me implementimin e Marrëveshjes së Prillit”, thuhet në deklaratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, që e ka dërguar zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq,

Mëtutje, në njoftim theksohet se “në këtë kontekst jam e kënaqur që të dy palët gati e kanë përfunduar diskutimin e tyre për drejtësi dhe duke pritur harmonizimet e domosdoshme paketa do të finalizohet në takimin e ardhshëm”.

Në kumtesë thuhet se të dy palët, poashtu, “diskutuan për hapat e ardhshëm në këtë dialog dhe u pajtuan të takohen përsëri”.

Në takimin e sotëm Kosovën e përfaqësoi kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa Serbinë, kryeminsitri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG