Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe kinezë i bashkohen kërkimit


Një aeroplan i ushtrisë së Koresë Jugore në kërkim për aeroplanin e zhdukur

Një aeroplan i ushtrisë së Koresë Jugore në kërkim për aeroplanin e zhdukur

Aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe kinezë i janë bashkuar kërkimit për aeroplanin e zhdukur të udhëtarëve në fluturimin MH370 të kompanisë ajrore të Malajzisë, Malaysia Airlines.

Ata i janë bashkuar tetë aeroplanëve të tjerë dhe nëntë anijeve, që po zhvillojnë kërkime në një hapësirë të gjërë të Oqeanit Indian, afro 2 mijë kilometra në perëndim të qytetit Pert të Australisë, pasi hetuesit konsiderojnë se aeroplani i udhëtarëve i tipit Boeing 777, me 239 njerëz në të, që është zhdukur më 8 mars, ka rënë në këtë hapësirë.

Deri tash janë gjetur shumë objekte, por asnjëri prej tyre nuk ishte i ndërlidhur me aeroplanin, që fluturonte prej Kuala Lumpurit të Malajzisë për në Pekin të Kinës, kur ishte zhdukur nga radarët.
XS
SM
MD
LG