Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Ministrat e jashtëm diskutojnë për Ukrainën


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s sot në Bruksel diskutojnë për situatën në Ukrianë.

Ky është takimi i parë i aleancës veriatlantike, prej se ushtria e Rusisë e ka okupuar dhe aneksuar rajonin e Krimesë në Ukrainë.

NATO-ja e ka përjashtuar intervenimin ushtarak në Ukrianë, por është e përkushtuar për t’i siguruar vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore, e veçanërisht shtetet baltike, ku Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanë luftarakë shtesë për të marrë pjesë në patrullimet e rregullta.

Diplomatët thonë se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, me gjasë, do të debatojnë për një fushë të opsioneve, nga shtimi i ushtrimeve ushtarake dhe dërgimi i më tepër ushtarëve në vendet anëtare nga lindja, e deri te vendosja e përhershme e forcave atje.

Ministrat do ta rishqyrtojnë edhe bashkëpunimin e NATO-s me Rusinë dhe ndihmën eventuale për forcat e Ukrainës, në mënyrë që ato të jenë më efikase.
XS
SM
MD
LG