Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Tatarët folën në seancën e Këshillit të Sigurimit


Pamje nga një takim i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pamje nga një takim i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbajtur një seancë joformale për Krimenë.

Në takim morën pjesë pjesëtarë të pakicës tatare në Krime, përfshirë edhe liderin lokal, Mustafa Dzhamilev, njëherësh ish-disident sovjetik.

Seanca ishte organizuar nga Lituania, ndërsa përfaqësuesit e saj thanë se në këtë mënyrë u jepet mundësi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që për të parën herë t’i dëgjojnë shqetësimet e tatarëve të Krimesë, për mediat dhe të drejtat e pakicave.

Por, Rusia, e cila e okupoi dhe përfundimisht e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë, e ka bojktouar seancën e mbrëmshme të Këshilit të Sigurimit, duke thënë se ajo ishte e paraparë për të mos dhënë dëshmi objektive të zhvillimeve në rajon, “por për të paraqitur shou të propagandës së njëanshme”.

Zëvendësambasadorja e Lituanisë në Kombet e Bashkuara, Rita Kazragien, e ka kundërshtuar deklaratën e Rusisë, duke thënë se shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e konsiderojnë referendumin për statusin e Krimesë ilegal dhe nuk e njohin aneksimin e këtij rajoni.
XS
SM
MD
LG