Ndërlidhjet

Francë: Manuel Valls – kryeministër i ri


Manuel Valls

Manuel Valls

Kryeministër i ri i Francës është ministri i brendshëm, Manuel Valls, të cilin e ka emëruar presidenti, Francois Holland, pas disfatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale.

Dje, dorëheqje paraqiti kryeministri i deritashëm, Jean-Marc Airault, dhe i gjithë kabineti i tij.

Më vonë, presidenti Hollande në fjalimin e transmetuar në televizion, e konfirmoi emërimin e zotit Valls në postin e kryeministrit.

“Në zgjedhje, ju e keni shprehur pakënaqësinë e juaj dhe e dëgjova mesazhin, i cili ishte i qartë”, tha presidenti Holland, dhe pranoi se votuesit e kishin humbur durimin me taksat e larta dhe papunësinë rekorde.

Në zgjedhjet komunale, Partia Socialiste e presidentit Hollande i humbi më tepër se 150 qytete dhe komuna.
XS
SM
MD
LG