Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Miratohet ushtrimi ushtarak me NATO-n


Pamje e një aeroplani të NATO-s

Pamje e një aeroplani të NATO-s

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar mbajtjen e ushtrimeve ushtarake me vendet e NATO-s, derisa Rusia i ka zhvlerësuar marrëveshjet për Flotën e Detit të Zi me Ukrainën.

Parlamenti votoi sot me 235 vota për dhe asnjë kundër për mbajtjen e një vargu të uashtrimeve ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s.

Këto ushtrime do të mund të mbaheshin në pjesën jugore dhe perëndimore të Ukrainës, ndërmjet periudhës maj – nëntor.

Nga ana tjetër, Këshilli i Federatës Ruse ka votuar sot për përfundimin e marrëveshjeve me Ukrainën për Flotën e Detit të Zi.

Në vitin 2010, Ukraina dhe Rusia ishin pajtuar për vazhdimin e dhënies në shfrytëzim të bazës së flotës në qytetin Sebastopol deri në vitin 2042, me një çmim vjetor prej 98 milionë dollarësh dhe zbritje të çmimit të gazit të Rusisë për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG