Ndërlidhjet

logo-print
Një prilli, botërisht njihet si ditë talljesh të padëmshme.

Origjina e kësaj “feste” nuk dihet saktësisht. Disa mendojnë se ndërlidhet me ndërrimin e stinëve, kurse të tjerët besojnë se ka të bëjë me festën e Vitit të Ri, e cila është shënuar në këtë ditë në kulturat e lashta.

Në frymën e talljeve rëndom përfshihen edhe mediat, me shkrime të ndryshme, që zgjojnë kërshërinë e publikut. Në këtë rrafsh, përjashtim nuk bëjnë as mediat në Kosovë.

Tallja më e njohur e 1 prillit është bërë në emisionin Panorama të BBC-së në vitin 1957, në të cilin është transmetuar një raport për korrjen vjetore të spagetave.

Në emision, fermerët dukeshin duke mbledhur spageta nga drunjtë dhe duke i tharë, për t’i bërë gati për konsum.

Ekipi i emisionit Panorama e kishte mbajtur të fshehtë idenë deri në transmetimin e raportit dhe në mesin e atyre që e kishin besuar si të vërtetë ishte edhe atëbotë drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Sir Ian Jacob.
XS
SM
MD
LG