Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj policëve


Foto arkivi
Foto arkivi
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin nga prita ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në detyrë, në Zubin Potok.

“Ky është një akt qyqar i drejtuar kundër sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm”, thuhet në komunikatë.

E njëjta bën të ditur se kryeministri Hashim Thaçi, pas informacionit për këtë sulm, ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ka kërkuar nga ai që të merren të gjitha masat që autorët e kësaj vepre të sillen para drejtësisë dhe të marrin dënime të merituara.
XS
SM
MD
LG