Ndërlidhjet

Kacin: Putini si Millosheviqi


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Rastet e Kosovës dhe të Krimesë nuk mund të krahasohen, ka thënë nënpresidenti i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën juglindore, Jelko Kacin.

Ai ka thënë se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, mund të krahasohen me politikën e Sllobodan Millosheviqit gjatë shpërbërjes së përgjakshme të ish-Jugosllavisë.

“Millosheviqi ka krijuar pseudo-shtete, për të arritur qëllimin e tij që të gjithë serbët të jenë në një Serbi të madhe. Me të njëjtin model, Putini bën përpjekje të rrisë territorin rus”, citon Kacinin Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG