Ndërlidhjet

Kërkimet e MH370 mund të zgjasin me javë


Ilustrim
Ilustrim
Kërkimet për aeroplanin e zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines janë kërkimet më të vështira që janë zhvilluar ndonjëherë, kanë thënë autoritetet australiane, përgjegjëse për koordinimin e operacioneve.

Sipas tyre, ato mund të zgjasin edhe disa javë.

Aeroplani është zhdukur më 8 mars, me 239 njerëz në bord, derisa udhëtonte nga Kuala Lampuri për në Pekin.

Kërkimet po bëhen në një zonë të gjerë të Oqeanit Indian.

Sot, autoritetet e Malajzisë kanë publikuar transkriptin e plotë të komunikimeve midis fluturimit MH370 dhe kontrollorëve të trafikut ajror në Kuala Lampur.

Ato kanë thënë se nuk ka asgjë jonormale në transkript.
XS
SM
MD
LG