Ndërlidhjet

Raporti i Senatit publikon abuzimet e CIA-s


Ilustrim
Ilustrim
CIA ka mashtruar në mënyrë të vazhdueshme Qeverinë amerikane për ashpërsinë dhe efektivitetin e metodave të marrjes në pyetje.

Gazeta Washington Post citon një raport të shumëpritur të Senatit amerikan, i cili thotë se CIA ka përdorur “metoda të zeza” sekrete për të marrë në pyetje të burgosurit.

Ato përfshijnë hedhjen e të burgosurve në ujë të akulltë dhe goditjen e kokave të tyre për mur.

Metodat e ashpra thuhet se kanë vazhduar edhe pasi zyrtarët e CIA-s janë bindur se të burgosurit nuk kanë më shumë informacione për të dhënë.

Gjetjet rrjedhin nga koha e ish-presidentit George W. Bush.

Raporti është rezultat i një hetimi të gjerë të Komitetit të Inteligjencës të Senatit mbi aktivitetet e CIA-s, i cili ka nisur më 2009.
XS
SM
MD
LG