Ndërlidhjet

Mbi 150,000 të vrarë në luftën e Sirisë


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se mbi 150,000 njerëz janë vrarë në Siri, prejse ka nisur konflikti në mars të vitit 2011.

Ai po ashtu thotë se të vrarët përfshijnë rreth 8,000 fëmijë.

Sipas burimit të njëjtë, në konflikt janë vrarë mbi 58,000 anëtarë të forcave qeveritare dhe afro 38,000 luftëtarë të opozitës.

Konflikti në Siri ka nisur në mars të 2011-ës me protesta paqësore antiqeveritare, por pas goditjes vdekjeprurëse të qeverisë ndaj protestuesve, opozita është armatosur dhe konflikti ka rrëshqitur në luftë civile.
XS
SM
MD
LG