Ndërlidhjet

logo-print

7 herë në ditë fruta e perime për zgjatje të jetës


Ilustrim

Ilustrim

Ngrënia e shtatë apo më shumë racioneve fruta dhe perime në ditë zgjat jetën, thonë hulumtuesit britanikë.

Studimi është bërë me 65,226 burra dhe gra dhe vë në pah se ngrënia e frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, raporton BBC.

Hulumtuesit e Universitetit College të Londrës kanë përdorur Anketën e Shëndetit Kombëtar, e cila çdo vit mbledh të dhëna nga njerëzit në Angli për mënyrën e jetesës së tyre.

Të dhënat janë analizuar nga viti 2001 deri më 2008.

Perimet e freskëta thuhet se kanë efektin më të fortë mbrojtjes, ndërsa pasohen nga sallatat dhe frutat.
XS
SM
MD
LG