Ndërlidhjet

logo-print

Tymoshenko propozon amnisti të gjerë


Yulia Tymoshenko

Yulia Tymoshenko

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se partia e saj ka propozuar amnistinë më të madhe në Ukrainë që nga pavarësia më 1991.

Duke folur për gazetarët në Kiev, Tymoshenko ka thënë se propozimi do të debatohet në Kuvend javën e ardhshme.

Sipas saj, rreth 70,000 njerëz mund të lirohen me amnistinë e propozuar.

Tymoshenko ka thënë se “mijëra pronarë të pafajshëm të bizneseve të vogla dhe të mesme janë hedhur pas hekurave” gjatë presidencës së Viktor Yanukovychit dhe se ata njerëz duhet të lirohen.

Tymoshenko kandidon për presidente në zgjedhjet e 25 majit.
XS
SM
MD
LG