Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Mos na detyroni të bëhemi armiq të Rusisë!


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri në largim i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës, të mos e detyrojnë Serbinë që të marrë qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.

“Serbia ka vetëm një dëshirë dhe një lutje për aleatët evropianë: Mos na detyroni të jemi armiq të Rusisë. Mendoj se kjo është një qasje e drejtë dhe e sinqertë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq për Deutsche Welle.

Sipas tij, kjo çështje për Serbinë nuk është e lehtë, sepse, siç ka thënë, “ata që mbrojnë sot integritetin territorial të Ukrainës, kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë”.

Partia e Vuçiqit ka fituar zgedhjet parlamentare në Serbi, të cilat janë mbajtur muajin e kaluar.

Në fund të prillit, Vuçiq pritet të marrë detyrën e kryeministrit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG