Ndërlidhjet

OKB: 19,000 myslimanë të kërcënuar në Afrikë


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë në gjendje që të ndihmojnë evakuimin e 19 mijë myslimanëve në Republikën e Afrikës Qendrore, të cilët janë të kërcënuar kryesisht nga milicitë e krishtera.

Fatoumata Lejeune-Kaba, zëdhënëse e Komisionit të Lartë për Refugjatë, ka thënë se grupet paramilitare, të njohura si forcat anti-Bakala, kontrollojnë rrugët kryesore për dhe në qytetin Bangui, si dhe rrugë e qytete të fshatrave në jugperëndim.

Ajo ka thënë se vetëm forcat franceze dhe ato të Unionit Afrikan janë duke parandaluar një masakër të mundshme.

Lejeune-Kaba ka teksuar se OKB-ja nuk dëshiron vetëm të qendrojë e të shikojë dhe për këtë arsye, sipas saj, OKB-ja po përgatitet për të ndihumar në gjetjen e strehës së sigurt brenda ose jashtë vendit për ata që janë të kërcënuar.
XS
SM
MD
LG