Ndërlidhjet

NATO pezullon bashkëpunimin me Rusinë


Bruksel, 1 prill 2014.
Bruksel, 1 prill 2014.
NATO-ja ka thënë se ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik civil dhe ushtarak me Rusinë, në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Moska.

Vendimi është marrë të martën gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Ministrat, megjithatë, kanë thënë se dialogu me Moskën do të vazhdojë brenda Këshillit NATO-Rusi.

Ministrat e NATO-s kanë takuar po ashtu ushtruesin e detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës dhe kanë thënë se është arritur pajtim për intensifikimin e bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG