Një azilkërkues, që po dëbohej nga Gjermania, ka detyruar aeroplanin e kompanisë Lufthansa të kthehet prapa, pasi ka kërcënuar stjuardesat me një brisk rroje.
Agjencia AFP raporton se bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Kosova, i cili nuk ka dashur të kthehet në Hungari, ku është duke kërkuar azil, dhe ka detyruar aeroplanin të kthehet në aeroportin e Mynihut, ku edhe është arrestuar.
Aeroplani ka pasur 82 pasagjerë në bord dhe destinacion ka pasur Budapestin.
Tri stjuardesa janë plagosur lehtë.