Ndërlidhjet

Turqi: Ujë me presion kundër protestuesve


Ankara, 1 prill 2014.
Ankara, 1 prill 2014.
Policia turke ka përdorur ujë me presion në Ankara, për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë akuzuar autoritetet për parregullsi zgjedhore.

Protestat e së martës jashtë Këshillit të Lartë Zgjedhor vijnë pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ka fituar zgjedhjet e së dielës në qytetet kryesore – Ankara dhe Stamboll.

Opozita ka thënë se planifikon të sfidojë disa rezultate.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale nuk janë publikuar ende.
XS
SM
MD
LG